Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kreu i SPAK i thirrur në një konferencë të organizuar nga shoqëria civile për të folur për standardet zgjedhore shpjegoi se strategjia dhe task forca për krimet elektorale kanë ardhur jo vetëm si përgjigje e raporteve të OSBE Odihr por dhe si reagim nga vetë Kuvendi.
“Kuvendi i Shqipërisë ka rekomandurar që qasje proaktive kur krimi zgjedhor dhe vite në kohë efekti publik është i madh dhe e kundërta zgjatja e hetimeve post-faktum edhe nëse prodhon drejtësi, krijon mosbesim”, tha Dumani.
“Është veprim kushtetues dhe ligjor, por patjetër askush nuk duhet të ketë frikë or askush nuk duhet të ketë frikë dhe të vazhdojë në normalitetin e tye të përditshëm sa kohë që nuk janë në shkeljet të ligjit”, tha Dumani.
Por përfaqësesi i PD në tryeze, deputeti Oerd Bylykbashi thotë se zbritja në terren e prokurorëve për të hetuar krimin zgjedhor është kërkesë e hershme e PD por gjithësesi ai kërkon ndërhyje tani dhe jo gjatë zgjedhjeve për raste flagrante siç ai quan takimin e Ramës me punonjësit e bashkisë.
“Nuk kemi frikë ne për të, por kërkojmë të mos tremben organet, kjo është çështja. A do të ketë rezultate të tjera, uroj para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve është mbyllur çdo gjë”, tha Bylykbashi.
Por kësaj kërkese i dha menjëherë përgjigje kreu i SPAK-ut.
“Nuk është puna e Prokurorisë të ndërhyjë, as në fushatë, as në aktivitetet politike të subjekteve politike“, tha Dumani.
I pranishëm kryeprokurori Çela flet për ndërveprimin që do të kenë me SPAK-un për rastet e shitblerjes së votave.
““Jemi komplementar sa i përket mënyrës se si bashkëveprojmë sa i përket këtij procesi”, tha Çela.
Komisioneri i zgjedhjeve, njeriu që drejton të gjithë procesin zgjedhor është i vetëdijshëm që Shqipëria është ende larg standardeve të vendeve europiane sa i takon garave elektorale.
“Jemi akoma shumë vite larg standardit të zgjedhjeve të vendeve të demokracive”, tha Çela.
Kryeministri një ditë më parë e cilësoi lajthitje nga ata e SPAK ngritjen e task forcës që zbret në terren prokurorët për të hetuar krimet zgjedhore sipas tij nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral pasi siç tha përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)