Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Igli Tare do të jetë drejtor sportiv te Milani. Njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi mungon ende, por shqiptari ka firmosur kontratën.
Emërimin e Tares te Milani e ka njoftuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Sipas Dukës, te Milani është një sfidë e madhe, por shprehet besimplotë se Tare do ia dalë edhe këtë herë, siç bëri te Lazio.
“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.
Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare.
Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalësh edhe këtë herë, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën”, shkruan Duka.
Sipas mediave italiane, Tare ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Milanin, ndërsa do të përfitojë një pagë prej 800 mijë Eurosh në sezon.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)