play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Duka merr pjesë në Kongresin e UEFA-s, zbulohen vendimet

today12/02/2026

Background

Kongresi i 50-të i UEFA-s, i zhvilluar sot në Bruksel, miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme që lidhen me qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit europian. Në këtë kongres mori pjesë edhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Armand Duka, si edhe një delegacion i FSHF-së.

Anëtarët e Kongresit miratuan emrin e David Terrier, Presidentin e FIFPRO Europe, si përfaqësues të FIFPRO Europe në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Terrier do të ushtrojë një mandat tre-vjeçar me të drejta të plota votimi, mandat që do të zgjasë deri në Kongresin e UEFA-s në vitin 2029.

Ish-lojtari i njohur portugez është vlerësuar për rolin e tij si President i Federatës Portugeze të Futbollit dhe i Ligës Portugeze, si edhe për angazhimin e tij në strukturat drejtuese të UEFA-s dhe FIFA-s, përfshirë pozicionin e zëvendëspresidentit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtarësinë në Këshillin e FIFA-s.

Kongresi miratoi gjithashtu Raportin Vjetor të UEFA-s për sezonin 2024/25, raportin financiar dhe pasqyrat financiare për të njëjtën periudhë, si dhe buxhetin për vitin financiar 2026/27.

Delegatët votuan edhe disa ndryshime në Statutin e UEFA-s, ndërsa u vendos që Kongresi i 51-të i zakonshëm i UEFA-s të mbahet më 4 mars 2027 në Astana, Kazakistan.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *