play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Drita e nis mirë, por përmbyset në shtesë! Ballkani me një këmbë në “play-off” pas fitores ndaj irlandezëve në shtëpi

today08/08/2025

Background
share close

Drita e Gjilanit humbi me rezultatin 2-3 ndaj rumunëve të FCSB në minuta shtesë në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Europa league, ndërsa Ballkani triumfon në shtëpi ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers.

Drita e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shokuar vendasit me një gol të shpejtë nga Veton Tusha në minutën e 7-të. Fillimi i pjesës së dytë solli edhe golin e dytë për ekipin nga Gjilani, kur Arb Manaj realizoi në minutën e 50-të, duke e çuar rezultatin në 0-2 dhe duke i dhënë shpresë për një sukses të madh në shtëpinë e mikut.

Por rumunët e FCSB reaguan, pasi Daniel Birligea shënoi golin e parë për në minutën e 64-t, ndërsa Daniel Graovac barazoi rezultatin në minutën e 72-të, duke rikthyer ekuilibrin në lojë.

Kur ndeshja po shkonte drejt një barazimi, në minutat shtesë u akordua një penallti për FCSB, të cilën e ekzekutoi saktë sërish Birligea, duke realizuar golin e dytë personal dhe duke i dhënë fitoren ekipit të tij në minutën 90+4.

Pavarësisht humbjes, Drita do të ketë mundësinë të luftojë për përmbysje në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Gjilan, për të synuar kualifikimin historik në fazën play-off të Europa League.

Ndryshe nga bashkëvendasit, Ballkani mori një fitore të vlefshme në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League, duke mposhtur Shamrock Rovers me rezultatin minimal 1-0, në një përballje të zhvilluar në Suharekë.

Heroi i takimit ishte sulmuesi nigerian Sunday Adetunji, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 56-të, pas një aksioni të bukur të ekipit vendas. Adetunji u tregua i saktë përballë portierit, duke i dhënë Ballkanit një epërsi të merituar.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja kontrolloi ritmin e lojës për pjesën më të madhe të sfidës, duke mos i lejuar irlandezët të krijonin raste të rrezikshme.

Me këtë fitore, kampionët e Kosovës hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën play-off të UEFA Conference League, por gjithçka do të vendoset javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Irlandë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *