Kreu i qeverisë Edi Rama morri pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalitete me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.
Rama falendroi pjesëmarrësit në këtë takim u ndal edhe tek situatat aktuale. Kryeministri mes të tjerash pohoi se politika është instrumenti kryesor, me anë të të cilës garantohen liritë dhe barazitë sociale, teksa u ndal edhe tek drejtësia në vendin tonë. Lideri socialist u shpreh se Shqipëria nuk ka plan b përpos integrimit në BE.
“Jurgenin nga Karlspreis që pranoi organizimin e kësaj nisme të përbashkët që unë e konsideroj diçka të lindur që unë nuk besoj të jetë vetëm njëherë, por mund ta çojmë edhe mëtej. Pse jo të krijojmë edhe një çmim për të rinjtë evropian, mund të jetë diçka e mirë. Qeveria shqiptare do të ishte e lumtur që të punonte me ju dhe që vitin tjetër të organizonte dhe të jepte çmimin për europianët e rinj. Dua të falënderoj Martinin për ardhjen këtu. Ai sot përfaqëson fondacionin më të madh dhe më me emër dhe jam i sigurt që do të mund ta kuptoni se sa ftesa i vijnë dhe fakti që zgjodhi të vinte këtu na nderon dhe jam i lumtur që patëm munduësi të riangazhoheshim në diskutim”, shprehet Rama.
Ajo çfarë dua të them është se nuk jam i lumtur kur shoh të rinj që nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është politika dhe që besojnë se duke e quajtur politikën diçka të pistë, larg tyre dhe diçka që nuk duan të kenë të bëjnë në fakt mendojnë se i ikin asaj, por nuk i ikin dot. Politika të ndjek pas gjithë kohës. Është një iluzion të mendosh që nëse ri jashtë saj nuk do të prekesh prej saj. Ajo ka të bëjë me pjesëmarrjen dhe angazhimin si qytetar, si dikush që kujdeset për të drejtat e tij apo të saj dhe mbi të gjitha për liritë e tyre dhe pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë drejt BE, pikërisht për këtë. Deri sa ne të shkojmë në BE, ka gjerë, të cilat nuk do jenë të sigura, të garantuara.
Ndaj kur më pyesin çfarë plan keni, çfarë plani B ka Shqipëria i them se nuk ka plan b kundrejt lirive individuale. Së dyti nuk ka plan BE kundrejt shtetit të së drejtës dhe të barabartë para ligjit. Të gjitha të drejtat që vijnë me lirinë, mund të garantohen duke qenë pjesë e BE.
Drejtësia shkon pas dhe shkon e ndjekë figura të profilit të lartë, nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por është hera e parë në histori, që kemi njerëz politikisht të fuqishëm që shkojnë përpara një prokurori dhe gjyqtari të pavarur, kurrë nuk ka ndodhur, qysh nga 1912, nga pavarësia jonë, dhe pak vite më parë kur finalizuam reformën në drejtësi, me ndihmë e BE, kurrë nuk kishim parë një ministër apo individ të profilit të lartë lidhur me pushtetin politik, të shkojë para gjykatës dhe jo më të dënohet dhe tashmë po i shohim këto gjëra, pa BE harrojini këto gjërat, shprehet Rama.
Post comments (0)