play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Do të luhet në Shqipëri, mësohet kur do të hidhet shorti për finalet e Europianit U17

today11/03/2025

Background
share close

Shorti për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të hidhet më 31 Mars, në “Shtëpinë e Futbollit”, një ngjarje historike që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare U-17 merr pjesë automatikisht në finalet e Kampionatit Europian si vend organizator, ndërsa shtatë ekipet e tjera do të përcaktohen më 25 Mars, kur do të përfundojnë ndeshjet e raundit të dytë të Ligës A.

Në këtë event madhështor, tetë skuadrat e kualifikuara do të ndahen në dy grupe dhe do të përcaktohet kalendari i ndeshjeve finale.

Në ceremoninë e shortit do të marrin pjesë zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të tetë skuadrave finaliste në Kampionatin Europian, figura të njohura nga futbolli botëror, përfaqësues të botës akademike, artit, politikës, medias dhe miq të federatave të tjera

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *