Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare dhe këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur familja e tij.
Legjenda e futbollit gjerman ka vuajtur për një kohë të gjatë nga një sëmundje e pashërueshme, dhe ishte ajo që e mori nga kjo botë legjendën e këtij sporti.
Fituesi i Kupës së Botës vdiq ditën e dielë, teksa tashmë kanë vërshuar edhe homazhet nga bota e futbollit, duke shprehur ngushëllimet.
Beckenbauer, i mbiquajtur “Der Kaiser”, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Beckenbauer ka luajtur në total 621 ndeshje, ku ka shënuar 74 gola dhe ka asistuar 75 herë. Legjenda gjermane nuk është ndëshkuar asnjëherë me kartonin e kuq.
Ndërsa me kombëtaren e Gjermandisë, ai ka luajtur 103 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 10 herë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)