play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Disiplina zbulon vendimet, Vllaznia dhe Elbasani dënohen me gjobë

today28/10/2025

Background

Komisioni i Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zbuluar vendimet, në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar.

Vllaznia dhe Elbasani janë dënuar me gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjet e fundit. Po ashtu, zyrtari i Burrelit, Arjan Lleshaj, është pezulluar me 10 ndeshje, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Vendimet e plota:

1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. AF Elbasani për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke përdorur kore fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

4. Lojtari i KF Gramshi, Ernis Dhimitri, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Lojtari i KSSH Veleçiku, Elsaid Nika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Çeljen e hetimit disiplinor në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Eagle Football kundër KF Butrinti.

7. Lojtari i KF Maliqi, Enrik Agolli, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Lojtari i Partizani B, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *