play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Denni Xhepa shkëlqen në Val Cenis, Shqipëria ngjitet mes më të mirëve të botës

today10/12/2025

Background
share close

Sporti i skive shqiptar po përjeton një moment historik, teksa Denni Xhepa, 22 vjeç, ka regjistruar dy rezultate të jashtëzakonshme në disiplinën Giant Slalom, pjesë e aktiviteteve të Alpine Skiing Audi FIS World Cup.

Në garën e datës 8 dhjetor, Denni u ngjit në podium, duke u renditur i treti në botë, menjëherë pas dy francezëve: Talayarch Clement dhe Heude Arthur.

Me një skijim teknik dhe një ritëm agresiv, ai tregoi qetësi dhe pjekuri sportive të jashtëzakonshme për një sportist të moshës së tij.

Në garën e datës 9 dhjetor, Denni Xhepa shënoi një tjetër rezultat të shkëlqyer duke fituar garën dhe duke u renditur mes 10 skiatorëve më të mirë të botës.

Në vendin e parë dhe të dytë qëndruan sërish francezët Talayarch Clement dhe Heude Arthur.

Performancat e Xhepës në Val Cenis dëshmojnë zhvillimin e qëndrueshëm të skive shqiptare dhe forcimin e pranisë së Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare të Audi FIS World Cup.

Këto rezultate janë një frymëzim për brezin e ri dhe një dëshmi se sportistët kuqezi po konkurrojnë me dinjitet dhe pasion në arenat më prestigjioze të botës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *