Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Juventusi do të luajë në transfertë në Champions League ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt. Ndeshja për italianët pritet të zhvillohet në kushte të vështira atmosferike.
Sipas parashikimeve, ndeshja e së martës rrezikon të shoqërohet me reshje të dendura dëbore, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin normal të sfidës. Gjatë orëve të ndeshjes parashikohen 5 deri në 10 centimetra dëborë, ndërsa temperaturat do të luhaten mes -1 dhe +1 gradë.
Përveç motit, sfidë paraqet edhe fusha sintetike, e cila në kombinim me dëborën krijon rrezik shtesë për ndërprerje të ndeshjes. Në rast të grumbullimit të tepërt të dëborës, arbitri mund të detyrohet të ndalojë përkohësisht lojën për pastrimin e vijave.
Edhe trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, është shprehur se shpreson që ndeshja të zhvillohet normalisht, duke theksuar se situata varet nga kushtet atmosferike.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)