play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Çmim i “kripur” për Enzo Fernandez

today06/02/2026

Background

Chelsea ka vendosur një çmim minimal prej 100 milionë eurosh për Enzo Fernandez mes interesimit të Real Madrid. Klubi e konsideron argjentinasin si xhevahirin e ekipit dhe nuk është i gatshëm të heqë dorë lehtësisht.

Chelsea po përgatitet të luftojë lidhur me të ardhmen e Enzo Fernandez.

Kjo tregon se sa lart e vlerëson Chelsea Fernandez-in. Mesfushori mbërriti te blutë për 127 milionë euro dhe klubi mbetet i interesuar të mbrojë investimin sportiv ashtu edhe atë financiar.

Me një kontratë afatgjatë në fuqi, klubi londinez nuk ndihet nën presion të menjëhershëm për ta shitur. Nga perspektiva e Chelsea-s, mesfushori mbetet pjesë qendrore në projektin e tyre. Pavarësisht periudhave të paqëndrueshmërisë në të gjithë skuadrën, ai ka qenë një nga lojtarët më të besueshëm, duke ofruar kontroll, saktësi pasimesh dhe rol lideri në mesfushë.

“Blutë” e shohin atë si të pazëvendësueshëm në ekip, rreth të cilit do të ndërtohet e ardhmja, jo si një lojtar për të përfituar financiarisht nga shitja.

Duke pasur parasysh shpenzimin origjinal të bluve, shitja nën kosto do të kishte pak kuptim, përveçse nëse rrethanat ndryshojnë në mënyrë dramatike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *