Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Manchester City është i vendosur që të nënshkruajë me Marc Guehi gjatë merkatos së dimrit.
Mes klubit dhe përfaqësuesve të futbollistit ka pasur bisedime për një marrëveshje të mundshme.
Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich kanë shfaqur interes, ashtu si pothuajse çdo klub i madh anglez, përfshirë Arsenal.
25 vjeçari ishte shumë pranë kalimit te Liverpooli në ditën e fundit të merkatos në gusht, por trajneri i Palace, Oliver Glasner, e kundërshtoi largimin dhe përfundimisht lojtari qëndroi në Selhurst Park.
Ky fakt mbetet një element i rëndësishëm edhe tani për klubin londinez, i cili kërkon të paktën 35 milionë paund për çdo shitje.
Por, City është i vendosur që të bindë si Guéhin ashtu edhe klubin që marrëveshja të mbyllet që tani dhe është i gatshëm të barazojë ofertat e tjera.
Mbrojtësi 25-vjeçar i përfaqësueses angleze raportohet se është i hapur për këtë transferim.
Nëse Sitizens e finalizojnë marrëveshjen rreth 35 milionë paundësh, shpenzimet neto të klubit që nga 1 janari 2025 do të arrinin rreth 470 milionë paund brenda vetëm një viti, pasi javën e kaluar u zyrtarizua edhe blerja prej 65 milionë paundësh e Antua Semenio.
Semenyo e shënoi debutimin me City në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar gol dhe duke u shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren shkatërruese 10-1 ndaj Exeter City në FA Cup.
Për Guéhi vëmendja maksimale është edhe te klubet e tjera që mund të detyrohen që këtë muaj të bëjnë ofertat e tyre për ta bindur qendërmbrojtëisn, që referuar kontratës ka të drejtën të negociojë me palët e interesuara.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)