Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Chelsea është ndëshkuar me një gjobë të rëndë dhe masa kufizuese për shkak të shkeljeve financiare të kryera gjatë epokës së Roman Abramovich.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, sanksioni financiar kap shifrën e 10.75 milionë paund pas një hetimi nga një komision i pavarur. Përveç gjobës, klubit i është vendosur një ndalim transferimesh për një vit, i cili aktualisht mbetet i pezulluar me kusht.
Shkeljet lidhen kryesisht me raportimet financiare, investimet e palëve të treta dhe rregullat e zhvillimit të lojtarëve të rinj, sipas gazetarit Ben Jacobs.
Këto parregullsi u zbuluan gjatë procesit të rishikimit të periudhës përpara se pronësia t’u kalonte Todd Boehly dhe drejtuesve aktualë. Tashmë klubi londinez duhet të përballet me pasojat e një të kaluare që po ndikon drejtpërdrejt në planet e tyre afatgjata.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)