play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Champions League, Real-City dhe PSG-Chelsea si finale të parakohshme

today10/03/2026

Background
share close

Të mërkurën, 11 mars, luhen katër ndeshjet e tjera të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampioneve.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te dueli Real Madrid-Manchester City. Dy ekipet janë përballur shpesh mes tyre në sezonet e fundit dhe spektakli është i garantuar.

Po ashtu, Reali dhe City luajtën edhe këtë sezon, në fazën e ligës, ku anglezët fituan me rezultatin 1-2.

Spanjollët do të kërkojnë hakmarrjen, me synimin për të kaluar në fazën tjetër. Reali vjen me mungesa të shumta në këtë sfidë, në çdo repart, por fitorja është detyrim, duke ditur se ndeshja e kthimit do të luhet në Angli.

Përballje spektakolare do të jetë edhe ajo mes Chelsea dhe PSG-së në Francë. Parisienët kërkojnë triumfin dhe eliminimin e anglezëve, pas humbjes që i shkaktuan në finalen e Botërorit të Klubeve.

Në krahun tjetër, Chelsea ka treguar se është kundërshtar i fortë për ekipet e mëdhenj dhe synon fitoren në Paris.

Arsenali ka një transfertë delikate ndaj gjermanëve të Bayer Leverkusen. Anglezët kaluan fazën e ligës me ecuri perfekte, duke marrë tetë fitore radhazi.

Skuadra e Artetës kërkon një tjetër sukses, por nuk do e ketë të lehtë, pasi Leverkusen është treguar kockë e fortë në shtëpi.

Ndeshja tjetër është mes Bodo/Glimt dhe Sporting Lisbona në Portugali.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *