Edhe pse SPAK-u ende nuk ka bërë deklaratë lidhur me numrin e denoncimeve që kanë mbërritur pranë Task Forcës për zgjedhjet e 11 Majit, Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve thotë se janë disa dhjetëra të regjistruar deri këtë të enjte.
“Janë një numër procedimesh të cilat është duke i ndjekur SPAK, bazuar në kallëzime si të subjekteve zgjedhore, po ashtu edhe të qytetarëve të ndryshëm”, tha ai.
Kreu i KQZ përsërit apelin për shqiptarët që do votojnë nga jashtë të mos bëjnë publike votën.
“Unë e vlerësoj si një veprim i cili klasifikohet si vepër penale”, tha ai.
Celibashi pranon se gjatë procesit të dërgimit të fletëve të votimit drejt shqiptarëve të diasporës janë konstatuar parregullsi, por në raport me numrin e përgjithshëm janë të papërfillshme.
“100 në 154770 mund ta përkufizoj unë, por dikush tjetër ndryshe, që janë raste të izoluara”, tha Rama.
Kryekomisioneri ju sugjeron subjekteve politike të zbusin retorikën e tyre gjatë fushatës dhe kërkon dhe nga kandidatët të kenë kujdes me spotet e fushatës të cilat nuk duhet të shkelin etikën, por dhe ligjin zgjedhor.
Post comments (0)