play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Botërori, gjysmë miliardë kërkesa për bileta

today15/01/2026

Background
share close

Më shumë se 500 milionë kërkesa ka marrë FIFA për biletat e finaleve të Botërorit 2026, që do të mbahet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Një shifër e jashtëzakonshme që, sipas presidentit Gianni Infantino, tregon se sa i rëndësishëm është ky turne.

“Më shumë se gjysmë miliardi kërkesa për bileta për Botërorin 2026, që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë, një kërkesë e jashtëzakonshme. Kjo dëshmon që ky Botëror do të jetë aktiviteti më i madh sportiv dhe social në histori”.

“Kemi marrë kërkesa nga të 211 vendet anëtare të FIFA-s. Ne po organizojmë, me të gjitha qytetet mikpritëse, shumë aktivitete për tifozët që do të vijnë ta ndjekin nga afër Kupën e Botës”.

Pas vendeve organizatore, më shumë kërkesa ka pasur nga Gjermania, Anglia, Brazili, Spanja, Portugalia, Argjentina dhe Kolumbia.

Ky do të jetë turneu i parë me 48 ekipe, ku do të luhen 104 ndeshje. Shqipëria është ende në garë për një vend në finalet e Botërorit 2026, që kalon nga play-off-i, ku më 26 mars do të luajë me Poloninë në Varshavë dhe, nëse e kalon me sukses, ndaj fituesit të takimit Ukrainë–Suedi më 31 mars, po në transfertë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *