Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today03/04/2026
Komisioneri i energjisë i Bashkimit Europian, Dan Jorgensen, thotë se blloku po vlerëson të gjitha mundësitë për t’u përballur me tronditjen energjitike afatgjatë të luftës në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për Financial Times, Jorgensen tha se mes mundësive në shqyrtim janë racionimi i karburantit dhe lirimi i sa më shumë naftës nga rezervat e emergjencës.
“Kjo do të jetë një krizë e gjatë. Çmimet e energjisë do të jenë më të larta për një kohë shumë të gjatë dhe vendet duhet të sigurohen që të kenë atë që u nevojitet”, tha Dan Jorgensen, komisioner europian për energjinë.
“Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe është e qartë se sa më serioze bëhet situata, aq më shumë sigurisht që do të duhet të shqyrtojmë edhe mjetet legjislative”, shtoi komisioneri.
Jorgensen nuk përjashtoi një tjetër lirim të rezervave strategjike të energjisë nëse situata bëhet më e rëndë. Vendet e BE-së morën pjesë në lirimin më të madh të rezervave të naftës në histori muajin e kaluar, në një përpjekje për të zbutur çmimet në rritje.
Sot, nafta e papërpunuar Brent shitet me rreth 110 dollarë për fuçi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)