play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

BBC publikon listën, “Legjionari” i Kombëtares mes 24 talenteve që duhen vëzhguar

today14/06/2024

Background
share close

Pas shumë e shumë ditës pritje, tani është koha për të përjetuar emocione të fortë futbollistike, ku prej mbrëmjes së kësaj të premteje e deri më 14 korrik do të ndjekim “magjinë” e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku këtë herë pjesëmarrës, për herë të dytë në histori, janë edhe “Legjionarët” e Kombëtares sonë falë punës fantastike dhe harmonisë që krijoi tekniku Sylvinho.

Padyshim në një event të tillë madhor të gjithë futbollistët duan të pikasin për t’iu rënë në sy klubeve më të mëdha në Europë dhe për të qenë pjesë e tyre, teksa së fundmi, prestigjiozja britanike, “BBC”  ka bërë një artikull me 24 lojtarët të cilët duhen ndjekur me vëmendje gjatë këtij Evropiani, ku pjesë e listës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj i cili mund të quhet zbulimi i trajnerit Sylvinho.

“Pas shkëlqeimit të tij te grekët e AEK, Mitaj pasuar dy sezone shumë premtuese me rusët e  Lokomotiv Moscoë, në elitën e futbollit të Premierligës ruse. Juventus raportohet të jetë shumë i etur për të siguruar shërbimet e Mitaj dhe ai pritet të fillojë ndeshjen hapëse të Shqipërisë kundër Italisë në Dortmund”,- shkruhet në artikullin e britanikes për futbollistin e Kombëtares kuqezi.

Lista e plotë e 24 lojtarëve:

Martin Baturina – Kroaci, Dinamo Zagreb

Warren Zaire-Emery – Francë, PSG

Benjamin Sesko – Sloveni, Leipzig

Brian Brobbey – Holandë, Ajax

Florian Wirtz – Gjermani, Bajer Leverkusen

Giorgi Mamardashvili – Gjeorgji, Valencia

Johan Bakayoko – Belgjikë, PSV Eindhoven

Georgi Sudakov – Ukrainë, Shakhtar Donetsk

Jamal Musiala – Gjermani, Bayern Munich

Joao Neves – Portugali, Benfica

Strahinja Pavlovic – Serbi, Salzburg

Leopold Querfeld – Austri, Rapid Vienna

Arda Guler – Turqi, Real Madrid

Xavi Simons Holandë, PSG

Zeno Debast – Belgjikë, Anderlecht

Mario Mitaj – Shqipëri, Lokomotiva Moscow

Vladyslav Vanat – Ukrainë, Dynamo Kiev

Jeremie Frimpong – Holandë, Bayer Leverkusen

Matej Jurasek – Republika Çeke, Slavia Prague

Morten Hjulmand – Danimarkë, Sporting Lisbon

Kenan Yildiz – Turqi, Juventus

Lazar Samardzic – Serbi, Udinese

Adam Obert – Sllovaki, Cagliari

Zan Vipotnik – Slloveni, Bordeaux

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *