play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Barcelona tjetër ankesë në UEFA: Arbitri dhe VAR-i ishin një turp

today15/04/2026

Background
share close

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka kritikuar ashpër vendimet e arbitrave në ndeshjet çerekfinale të Champions League ndaj Atletico Madrid dhe ka thënë se katalanasit do bëjnë ankesë të re në UEFA.

Numri një i Barçës i quajti performancat e arbitrave dhe të VAR-it në të dyja sfidat si të turpshme.

Ajo çfarë na kanë bërë neve është e patolerueshme. Në ndeshjen e parë dhanë një penallti kundër nesh dhe nxorën një lojtar me karton të kuq, ndërkohë që duhej dhënë vetëm karton i verdhë sepse Guilano nuk e kishte kontrollin e topit. Kartoni i kuq na dëmtoi shumë”, tha presidenti i Barcelonës teksa njoftoi se do bëjë një tjetër ankesë në FIFA.

Javën e kaluar, pas çerekfinales së parë të Championist të luajtur në “Camp Nou”, katalanasit dërguan një ankesë në UEFA, por që nuk u mor parasysh.

“Ka një seri vendimesh të arbitrave që na kanë dëmtuar. Në sfidën e kthimit, Eric Garcia nuk ishte lojtari i fundit pasi aty ishte edhe Kounde.

Arbitri dha një karton të verdhë ndërsa VAR-i e ktheu vendimin. Goli i Ferranit ishte i saktë dhe ndërhyrja ndaj Olmos ishte penallti.

Gjitashtu ndërhyrja ndaj Fermin ishte e patolerueshme pasi e gjakosi atë. Asnjë karton nuk u dha dhe kjo është e papranueshme”, tha Laporta.

Në ndeshjen e parë çerekfinale, Bacelona bëri një ankesë në UEFA për prekjen me dorë të topit nga ana e lojtarit të Atleticos, Pubill e cila nuk u mor parasysh nga UEFA.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *