play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Askush nuk ka guxim të thyeje “tabunë”

today06/12/2023

Background
share close

UEFA organizoi një ceremoni spektakolare për shortin e EURO 2024 të shtunën në Hamburg, ku të pranishëm ishin thuaje të gjithë trajnerët e skuadrave pjesëmarrëse në aktivitetin e vitit të ardhshëm. Një ceremoni ku të gjithë patën mundësi që të bënin fotot e rastit me trofeun, por askush nuk pati guximin të thyente “tabunë” me të. Shumë trajnerë kanë bërë gjatë ditës foto që do të përdoren për marketing apo për evenimentet e UEFA-s me trofeun e Europianit, mes të cilëve edhe Silvinjo. Por që nga momenti kur Bufon vendosi Kupën në piedestalin përkatës, asnjë nga trajnerët nuk kishte guximin ta prekte më.

Në futboll ekziston gjithmonë besëtytnia se të prekësh trofeun e një aktiviteti pa mbaruar, sjell ters. Dhe gazetarët e “Marca” të pranishëm në sallë në ceremoninë në Hamburg, kanë shpjeguar se të gjithë trajnerët, edhe pse në fund bënë fotot e grupit po për llogari të UEFA-s, i qëndruan sa më larg që mundeshin kupës.

Ata ishin të kujdesshëm dhe nuk e prekën në asnjë moment, ndoshta duke shpresuar që kontakti i vetëm që do të kenë me të, të jetë pas finales së madhe në verën e ardhshme.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *