play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Anglia vendos rekord në Champions League

today09/05/2025

Background
share close

Premier League angleze konfirmoi edhe njëherë se është kampionati më i fortë i kontinentit. Elita e futbollit ka vendosur një rekord të ri për paraqitjet në Champions League, duke pasur gjashtë klube në sezonin e ardhshëm.

Fitoret e Manchester United dhe Tottenham në gjysmëfinalet e Europa League, dekretuan një finale tërësisht angleze. Duke qënë se asnjëra prej skuadrave nuk do arrijë të kualifikohet përmes kampionatit, fituesi do siguronte automatikisht një vend midis gjigantëve evropianë.

Së bashku me Anglinë edhe Spanja fitoi pesë vende direkt në Champions nga kampionati, kjo do të thotë krijimi i një situate që nuk ka ndodhur kurrë më parë, me një vend të vetëm që do ketë gjashtë ekipe që garojnë në të njëjtin edicion të Ligës së Kampionëve.

Që nga sot, Anglia do të ketë Liverpoolin, Arsenalin, Manchester Cityn dhe Newcastle në Ligën e Kampionëve 2025-2026, si të kualifikuar nga kampionati. Chelsea, që sipas renditjes aktuale, i pesti do të luante falë renditjes së UEFA-s dhe një midis Tottenham dhe Manchester United si fitues të Ligës së Evropës.

Skenar i jashtëzakonshëm, me 6 ekipe angleze që do gjenin vend në mesin e 32 skuadrave më të mira të kontinentit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *