Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një epokë e shkurtër, por shumë e komentuar te Real Madrid po shkon drejt fundit.
Trajneri spanjoll Alvaro Arbeloa ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga klubi menjëherë pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Atletikos së Bilbaos.
“Kam qenë me Real Madridin për 20 vjet në shumë role të ndryshme. Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit këtë sezon si trajner i Real Madridit dhe nuk e di nëse do të jetë e fundit e jetës sime si trajner i Real Madridit . Do të përpiqem ta shijoj dhe të përqendrohem te fitorja. Duke filluar nga e hëna, do të duhet të mendoj për atë që është më e mira për mua. Kam bërë hapin tjetër, jam përmirësuar shumë në këto katër muaj dhe ndihem gati për sfida të reja”, tha Arbeloa.
Arbeloa u emërua në janar për të zëvendësuar Xabi Alonso, në një periudhë të vështirë për skuadrën madrilene.
Megjithatë, aventura e tij në pankinë do të mbyllet shumë shpejt. Në horizont tashmë shfaqet një emër që ndez menjëherë emocionet e tifozëve madrilenë: Jose Mourinho.
Portugezi pritet të rikthehet te “Los Blancos”, duke hapur një kapitull të ri plot pritshmëri dhe polemika.
Pavarësisht dështimit për të arritur tituj, Arbeloa mbetet një figurë shumë e dashur për tifozët e Real Madrid.
Ai luajti për klubin nga viti 2009 deri në 2016, fitoi trofe të shumtë dhe më pas iu përkushtua zhvillimit të talenteve në akademinë madrilene.
Ai preku emocionalisht tifozët duke thënë se shpreson që kjo të mos jetë një “lamtumirë”, por vetëm një “shihemi së shpejti”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)