play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Alonso prezantohet si trajner i Realit: Pa Ancelottin nuk do të isha këtu

today26/05/2025

Background
share close

Xabi Alonso bëri këtë të hënë, prezantimin e tij, si trajneri i ri i Real Madrid. Tekniku spanjoll, do të pasojë në stol Carlo Ancelottin, të cilin e përmendi edhe në konferencë. Alonso tha se pa mësimet e marra nga italiani, nuk do të kishte mbërritur këtu ku është sot.

Ai u shfaq entuziast për këtë aventurë të re, të cilët e quajti si rikthim në shtëpi.

“Jam këtu për një aventurë të re dhe me shumë energji. Sot është një ditë e veçantë për mua, e cila do të mbetet e shënuar në kalendar. Ndihem sikur po rikthehem në shtëpi, sepse lidhja ime me Real Madrid ka ekzistuar gjithmonë.

Falenderoj presidentin që mendoi se isha njeriu i duhur për të udhëhequr këtë epokë të re. Është një moment i shkëlqyer për të gjithë, po ashtu edhe familjen, pa të cilët nuk do të isha këtu. Dua të flas për rolin që po marr.

Ancelotti ka pasur një ndikim të madh tek unë. Pa mësimet e tij, nuk do të isha këtu. Shpresoj të përmbush pritshmëritë.

Kemi një ekip të shkëlqyer dhe me të ardhme të ndritur. Jam i lumtur për këtë aventurë dhe i bindur se do të arrij objektivat e vendosura te Real Madrid. Dua që tifozët të jenë krenarë dhe të thonë se ekipi u pëlqen. Nëse e bëjmë këtë, do të kemi një ekip të pandalshëm”, u shpreh Alonso.

Tekniku spanjoll ka qenë pjesë e Real Madrid si lojtar, ndërsa karrierën si trajner e ka nisur tek të rinjtë e madrilenëve. Në stol vjen pas aventurës së shkëlqyer te Leverkusen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *