play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Abissnet Superiore/ Sfidat e fundit të “Final Four”, FSHF përcakton tribunat për tifozët e çdo skuadre

today20/05/2024

Background
share close

Partizani – Egnatia është finalja e këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” që do të luhet të dielën më datë 26 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Një finale e madhe mes dy skuadrave më të mira të këtij sezoni që edhe pas përfundimit të kampionatit të rregullt e mbyllën me pikë të barabarta në renditje.

Një ndeshje e rëndësisë maksimale ku drejtësi në këtë sfidë tepër të rëndësishme do të vendosë gjyqtari anglez, Anthony Taylor.

FSHF si organizatore e ndeshjeve të “Final Four” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 26 majit, Partizani – Egnatia.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesor, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Egnatias.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Gjithashtu është përcaktuar edhe ndarja e tribunave për finalen e vogël për vendin e tretë/katërt Skëndërbeu – Vllaznia që do të luhet të premten më datë 24 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë sfidë tifozët e Skënderbeut do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Vllaznisë në sektorin S. Në tribunën kryesore, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Skënderbeut, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Vllaznisë.

Ndërsa tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *