play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

“BE mund të arrijë te nafta me racion”, Jorgensen: Lufta do të vazhdojë gjatë

today03/04/2026

Background

Komisioneri i energjisë i Bashkimit Europian, Dan Jorgensen, thotë se blloku po vlerëson të gjitha mundësitë për t’u përballur me tronditjen energjitike afatgjatë të luftës në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për Financial Times, Jorgensen tha se mes mundësive në shqyrtim janë racionimi i karburantit dhe lirimi i sa më shumë naftës nga rezervat e emergjencës.

“Kjo do të jetë një krizë e gjatë. Çmimet e energjisë do të jenë më të larta për një kohë shumë të gjatë dhe vendet duhet të sigurohen që të kenë atë që u nevojitet”, tha Dan Jorgensen, komisioner europian për energjinë.

“Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe është e qartë se sa më serioze bëhet situata, aq më shumë sigurisht që do të duhet të shqyrtojmë edhe mjetet legjislative”, shtoi komisioneri.

Jorgensen nuk përjashtoi një tjetër lirim të rezervave strategjike të energjisë nëse situata bëhet më e rëndë. Vendet e BE-së morën pjesë në lirimin më të madh të rezervave të naftës në histori muajin e kaluar, në një përpjekje për të zbutur çmimet në rritje.

Sot, nafta e papërpunuar Brent shitet me rreth 110 dollarë për fuçi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *