play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Ndeshje në 10 vjetorin e sulmit terrorist, Mbappe: Nuk është ditë e gëzueshme

today12/11/2025

Background

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, tha se kombëtarja franceze dëshiron të kujtojë të gjitha viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2015 në Paris, ndërsa përgatitet të luajë në 10-vjetorin e ngjarjes.

Më 13 nëntor 2015, një seri sulmesh terroriste në Paris dhe përreth “Stade de France”, gjatë miqësores mes Francës dhe Gjermanisë, la 130 persona të vdekur. Mbappe u shpreh se skuadra e di rëndësinë e kësaj date dhe se do të përpiqet të nderojë ata që humbën jetën apo u prekën nga ngjarja.

Ai shtoi se qëllimi është të sjellin buzëqeshje për ata që do të jenë në stadium, ndonëse dita nuk është e gëzueshme.

“Të gjithë e dinë se është e veçantë nesër. Kështu që duam të kujtojmë të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, që janë prekur, lënduar, qoftë mendërisht apo fizikisht.

Nesër do të përpiqemi t’u bëjmë homazh të gjithë këtyre njerëzve, qoftë gjatë ditës, gjatë ndeshjes, duke u përpjekur t’u sjellim buzëqeshje atyre që vijnë në stadium, edhe pse e dimë se nuk është një ditë e gëzueshme”, u shpreh Mbappe.

Trajneri Didier Deschamps tha se do të kishte qenë më mirë të mos luhej pikërisht më 13 nëntor, por shtoi se është e domosdoshme të kujtohet ajo që ndodhi. Para fillimit të ndeshjes do të mbahet një minutë heshtje në nder të viktimave. Franca mund të sigurojë kualifikimin në Botërorin e ardhshëm nëse fiton ndaj Ukrainës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *