Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Janë ekipi i dytë, pas Gjermanisë, i kualifikuar për në fazën me eleminim direkt, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me “iberikët” e Spanjës, që kanë mposhtur mbrëmjen e kësaj të enjtje, në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit, teksa kanë arritur të sigurojnë tre pikët përballë kampionëve në fuqi të Evropës, Italisë.
Pavarësisht humbjes, absolut në këtë përballje ishte “gardiani’ i portës së “Të Kaltërve”, Gianluigi Donnarumma, i cili pas ndeshjes u shpreh se përballë Spanjës vendosën shumë pak cilësi në fushë, teksa më tej foli për kualifikimin teksa theksoi se fati është ende në dorën e italianëve dhe nuk kanë aryse për t’u shqetësuar.
“Gabuam shumë pasime të thjeshta, vendosëm pak cilësi në fushë. Dhe kur ndodhin këto gjëra spanjollët të ndëshkojnë. Jemi të zemëruar, por le ta përdorim këtë zemërim për ndeshjen ndaj kroatëve.
Kualifikimi? Fati është ende në dorën tonë, nuk kemi arsye për t’u shqetësuar. Na pret një punë e madhe kundër Kroacisë, por unë jam i bindur që mund t’ia dalim. Nga sfida me Spanjën shpëtoj vetëm qëndrimin e skuadrës. Vrapuam shumë, por ndoshta edhe vrapuam keq. Le të nisemi nga ky qëndrim dhe të bëjmë edhe më shumë përballë Kroacisë”,- u shpreh “gardiani” i portës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)