Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kombëtarja shqiptare e futbollit zyrtarizoi edhe ndeshjen tjetër miqësore të muajit Mars.
Ashtu siç kishte njoftuar presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, kuqezinjtë do të luajnë me Kilin në datën 22.
Kjo ndeshje miqësore do të luhet në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë në orën 20:45.
Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë Kupën Amerikës.
Tre ditë më pas, më 25 Mars, Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë ndaj Suedisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stoklohmit, në ora 19:00.
Të dy sfidat janë pjesë e përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)