Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/12/2023
Premier League ka reaguar për vendimin që dha Gjykata e BE-së në lidhjen me Superligën.
“Vendimi i sotëm nuk miraton Superligën, dhe Premier League vazhdon të refuzojë çdo koncept të tillë. Tifozët e ligës tonë janë jetikë për futbollin dhe ata e kanë bërë të qartë herë pas here se janë kundër të një kompeticioni të tillë, i shkëputur nga ai europian.
Premier League rithekson angazhimin e saj ndaj parimeve të qarta të konkurrencës së hapur që mbështesin suksesin e garave të klubeve vendase dhe ndërkombëtare.
Futbolli lulëzon në konkurrencën e krijuar nga promovimi dhe zbritja nga kategoria, kualifikim vjetor i bazuar në merita nga liat dhe ritualet e gjata që vijnë me fundjavat që rezervohen për futbollin vendas”, shkruante Premier League.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)