Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/12/2023
Gjykata e Europiane e Drejtësisë i ka dhënë të drejtë Superligës, që kishte apeluar kundër monopolit nga UEFA dhe FIFA. Referuar qëndrimit të institucionit të drejtësisë europiane, ka një abuzim pushteti dominues nga ana e dy organizatave të futbollit kontinental dhe botëror.
“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, të cilat nënshtrojnë çdo projekt të ri futbolli, si SuperLiga ndaj miratimit paraprak, dhe që i ndalojnë klubet dhe lojtarët të luajnë në këto gara, janë të paligjshme. Nuk ka kornizë për rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s që garanton që ato të jenë transparente, objektive, jodiskriminuese dhe proporcionale.”
Gjykata Europiane e Drejtësisë nuk shprehet nëse Superliga duhet të zhvillohet ose jo, pasi gjykon se duhet të jenë vetë klubet që duhet të vendosin, nëse do të marrin pjesë në të.
Por drejtësia europiane ka goditur UEFA-n dhe FIFA-n pasi kanë abuzuar me ekskluzivitetin e organizimit të garave futbollistike.
“Ky pushtet duhet t’i nënshtrohet kritereve të duhura për të siguruar që ato të jenë transparente, objektive, jodiskriminuese dhe proporcionale. Megjithatë, kompetencat e FIFA-s dhe UEFA-s nuk i nënshtrohen asnjë kriteri të tillë. Në kushtet aktuale, FIFA dhe UEFA gjenden në një pozicioin abuzimi dominues.”
Vendimi heq kufizimin që Superliga Europiane e futbollit të zhvillohet. Kompeticioni me nismëtarë Real Madridin dhe Barcelonën, do të jetë jashtë autoritetit të FIFA dhe UEFA.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)