Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
UEFA organizoi një ceremoni spektakolare për shortin e EURO 2024 të shtunën në Hamburg, ku të pranishëm ishin thuaje të gjithë trajnerët e skuadrave pjesëmarrëse në aktivitetin e vitit të ardhshëm. Një ceremoni ku të gjithë patën mundësi që të bënin fotot e rastit me trofeun, por askush nuk pati guximin të thyente “tabunë” me të. Shumë trajnerë kanë bërë gjatë ditës foto që do të përdoren për marketing apo për evenimentet e UEFA-s me trofeun e Europianit, mes të cilëve edhe Silvinjo. Por që nga momenti kur Bufon vendosi Kupën në piedestalin përkatës, asnjë nga trajnerët nuk kishte guximin ta prekte më.
Në futboll ekziston gjithmonë besëtytnia se të prekësh trofeun e një aktiviteti pa mbaruar, sjell ters. Dhe gazetarët e “Marca” të pranishëm në sallë në ceremoninë në Hamburg, kanë shpjeguar se të gjithë trajnerët, edhe pse në fund bënë fotot e grupit po për llogari të UEFA-s, i qëndruan sa më larg që mundeshin kupës.
Ata ishin të kujdesshëm dhe nuk e prekën në asnjë moment, ndoshta duke shpresuar që kontakti i vetëm që do të kenë me të, të jetë pas finales së madhe në verën e ardhshme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)