Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Britaninë e Madhe është zhvilluar për herë të parë në 95 vjet, një konkurs bukurie i vajzave pa make-up. Si “Miss London 2023” është shpallur një bukuroshe 26-vjeçare e cila e impresionoi jurinë me bukurinë e saj natyrale.
Ajo është kurorëzuar si fituesja e parë e një konkursi të këtij lloji. Bëhet fjalë për Natasha Beresford e cila punon si stomatologe. Si konkurrente ajo kishte dhe 18 vajza, të cilat ishin terësisht pa grim apo ndërhyrje plastike. Me siguri, një konkurs i tillë mund të jetë i vetmi në botë aktualisht.
E veshur me një fustan të bardhë nusërie, Natasha Beresford arriti të merrte gjithë vëmendjen. Me origjinë nga Sheffield, e reja punon tashmë në Londër në një klinikë private dentare dhe të gjithë klientët e lavdërojnë për punën që bën.
Ajo flet me shumë entuziazëm për punën e saj: U bënë vite që punoj në klinika dentare, më tej synoj të merrem me radiografinë dentare dhe edukimin për shëndetin oral. Kam dëshirë të punoj dhe si vullnetarë në klinikat shtetërore në Britani, ku të kujdesem për shëndetin oral të të pastrehëve, familjeve të varfra, refugjatëve, pacientëve me kancer apo atyre që kanë krijuar varësi ndaj lëndëve narkotike.
Mesa duket, Natasha rrëzëllen nga jashtë bukurinë e madhe që mbart në shpirt.
Pas saj, çmim të dytë rrëmbeu 23-vjeçarja Afrose Ameen, studente inxhinierie dhe Temi Adeyemi bashkë me Alanta Richards.
Konkursi i bukurisë u mbajt në “Buckingham Gate Suites and Residences” në Londër dhe u sponsorizua nga marka e kujdesit natyral të lëkurës “Cetuem London”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)