play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Motra e Celine Dion flet për gjndjën shëndetësore të këngëtares

today12/07/2023

Background
share close

Celine Dion lanza nuevas canciones por primera vez desde que anunció su  enfermedad

Celine Dion disa muaj më parë anuloi disa shfaqje të saj dhe disa ditë më vonë zbuloi publikisht se ishte diagnostikuar me Sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’.

Që nga ajo kohë, frika shëndetësore e këngëtares së njohur ka shkaktuar ankth tek miliona fansat e saj, ku ajo ka treguar se po punon shumë për të rimarrë forcat e saj.

Motra e saj, Claudette Dion së fundmi u shfaq në emisionin televiziv kanadez ‘Bonsoir Bonsoir’ dhe tha se Celine Dion është e vendosur të menaxhojë dhe të përballet me simptomat e saj.

“Ne të gjithë bëjmë kryqin tonë dhe unë e vlerësoj shqetësimin e njerëzve, “ i tha Claudette prezantuesit Jean-Philippe Wauthier. “Ajo po punon shumë dhe ne jemi të sigurt se do t’ia dalim,” shtoi ajo.

Çfarë është sindroma e ‘Njeriut të ngurtë’?

Sindroma e ‘Njeriut të ngurtë’ është një çrregullim i rrallë i lëvizjes autoimune që prek sistemin nervor qendror (trurin dhe palcën kurrizore).

Pacientët fillimisht përjetojnë një ngurtësim të muskujve të trungut të tyre, i ndjekur, me kalimin e kohës, nga zhvillimi i ngurtësimit në këmbë dhe muskuj të tjerë të trupit.

Sindroma Stiff Man gjithashtu mund të shkaktojë spazma të dhimbshme të muskujve.

Rastet e rënda mund të kufizojnë aftësinë e pacientit për të ecur ose për të lëvizur. Disa pacientë kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm për vite me radhë për të menaxhuar simptomat dhe për të ruajtur njëfarë cilësie të jetës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *