Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/05/2022
Shqipëria i ka dhënë dritën jeshile zyrtarisht anëtarësimit në Nato të Finlandës dhe Suedisë. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e jashtme Olta Xhaçka, pas mbledhjes së qeverisë.
“Në mbledhjen e sotme miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO në Suedisë dhe Finlandës. Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend. Kur kjo procedure të miratohet në 230 parlamentet e vendeve anëtare të NATO do të bëhet i mundur pranimi de jure në traktatin e Atlantikut të Veriut për këto dy vende. Hapi final është edhe depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë qeverisë së SHBA në cilësinë e vendit depozitues të këtij traktati. Është një zhvillim i rëndësishëm që forcon sigurinë dhe bashkëpunimin mes SHBA dhe BE-së si dhe NATO-s dhe BE-së. Është një zhvillim që vjen si një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus në Ukrainë”, bëri të ditur Xhaçka
Të dy vendet bënë aplikim zyrtar ditët e fundit pas rrezikut nga një agresion rus, dhe kanë marrë mbështetjen nga të gjitha shtetet anëtare të aleancës ushtarake, përveç Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi të dy vendet si mbështetëse të terrorizmit në një prononcim për mediat.
Ditën e djeshme, kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, i është përgjigjur akuzave të presidentit turk duke thënë se vendi i saj “nuk dërgon para për organizatat terroriste.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)