Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kombëtarja pritet të ketë ndryshime në formacionin e minutës së parë në miqësoren e sotme me Ukrainën në Valencia. Ato janë për mungesa për shkak dëmtimi, por edhe për të provuar lojtarë të cilët nuk kanë minuta.
Qendra e mbrojtjes është më e goditura. Përkrah kapitenit Gjimshiti nuk mund të luajë as Ajeti dhe as Ismajli. Të dy janë të lënduar dhe janë larguar nga grumbullimi.
Nga minuta e parë pritet të jenë Shehu, Asllani dhe Laçi. Në sulm deri më tani Sylvinho ka parashikuar Mehmetin e Hoxhën në krahë, ndërsa në qendër mund të jetë një mes Brojës e Uzunit.
Sylvinho dhe stafi i tij kanë edhe pak orë që të vendosin zyrtarisht formacionin dhe mund të ketë edhe surpriza, edhe pse trajneri në konferencën e tij tha se mendon pak ndryshime.
Written by: Sasha Ndreka
Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite. Ky duel shënon rikthimin e boksierit britanik në ring pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Nigeri gjatë muajit dhjetor. Prenga, në moshën 35-vjeçare, mban […]
today28/04/2026
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)