play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

50 milionë Euro në sezon dhe 175 për firmën/ Kërkesat e çmendura të Mbappe ndaj Real Madrid

today30/01/2024

Background
share close

E ardhmja e Kylian Mbappé vazhdon të jetë një telenovelë që po përflitet shumë dhe që do të vazhdojë të komentohet, për sa kohë nuk është marrë vendimi i tij përfundimtar. Në pritje të njoftimit zyrtar që mund të vijë para ndeshjes në Champions League kundër Real Sociedad më 14 Shkurt, spekulimet vazhdojnë për shifrat e kontratës së ardhshme.

Orët e fundit është media spanjolle “El Desmarque”, ajo që ka publikuar informacionin e saj për dosjen, duke zbuluar lakminë e klanit Mbappe në kuadër të diskutimeve me Real Madridin. Raportohet se persona të afërt me futbollistin kanë kërkuar në emër të tij, jo më pak se 100 milionë Euro bruto, ose 50 milionë neto në vit si pagë nga Real Madrid. Kjo shifër është më e madhe se dyfishi i pagës më të lartë të klubit që merr Toni Kroos.

Veç kësaj, është kërkuar edhe një bonus kolosal nënshkrimi prej 175 milionë Eurosh. Nëse këto kërkesa kolosale janë të vërteta, ekuilibrat në ekip do të lëkundeshin dhe Real Madrid zor se do t’i pranojë. Nga ana tjetër, raportohet edhe se PSG i ka ofruar një rinovim dyvjeçar futbollistit me 72 milionë Euro në sezon.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *