play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

40 mijë lekë bursë në muaj në rast se i zgjidhni, këto janë degët prioritare në universitetet shqiptare për vitin akademik 2023-2024

today14/07/2023

Background
share close

Për vitin akademik 2023-2024 për studentët që do të regjistrohen në degët prioritare nuk do të jetë më e nevojshme mesatarja 8.5. Për më tepër ata do të përfitojnë bursë prej 40 mijë lekësh të rinj në muaj me kushtin që pas diplomimit të japin kontribut për vendin për të paktën 3 vite. Ky është vendimi i qeverisë për të nxitur studentët që të zgjedhin degët të cilat kanë rëndësi kombëtare, por që në vitet e fundit kanë pasur numër mjaft të ulët regjistrimesh. Në fletoren zyrtare është publikuar edhe lista e plotë me 40 degët që janë cilësuar si me prioritet. Në të është shtuar edhe arsimi parashkollor dhe fillor, dega Histori-Gjeografi si dhe disa degë inxhinierike.

40 mijë lekë bursë në muaj në rast se i zgjidhni,

40 mijë lekë bursë në muaj në rast se i zgjidhni,

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka dhe numrin më të lartë të degëve prioritare për shkak se sektori i bujqësisë konsiderohet si kryesor për ekonominë shqiptare.

“Fakti që Universiteti Bujqësor ka numrin më të madh të degëve është i ligjshëm sepse është sektori kryesor i ekonomisë shqiptare dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Qeveria shqiptare dhe ministria e Arsimit ka bërë të mundur që për UBT të përcaktojë rreth 15 programe mësimore që konsiderohen programe me prioritet kombëtar. Bëhet fjalë për programin ose profesionin e agronomisë, të zoteknisë, të peshkimit dhe agrokulturës, mbrojtje bimësh, holtikulturë, menaxhimi i burimeve natyrore, inxhinieri e pyjeve, inxhinieri e përpunimit të drurit, teknologji agroushqimore, turizëm rural dhe mjekësi veterinare”, -u shpre Fatbardh Sallaku, rektor i UBT.

Ministria e Arsimit do të shpërndajë kuotat në universitet përkatëse dhe do jetë rektorati që do të bëjë ndarjen e tyre për çdo program.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *