play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

11 Maji, misioni i OSBE-ODIHR nis punën

today02/04/2025

Background
share close

Misioni i ODIHR që  do të vëzhgojë zgjedhjet e 11 Majit ka nisur këtë të mërkurë zyrtarisht me vizitën në Tiranë të drejtuesit të tij Lamberto Zannier.

“Misioni përbëhet nga ekipi bërthamë prej 12 ekspertësh ndërkombëtarë të vendosur në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të shpërndahen në të gjithë vendin që prej datës 10 Prill. Do të jenë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër që do mbërrijnë disa ditë para ditës së zgjedhjeve”, shprehetkreu i misionit të ODIHR, Lamberto Zannier.

“Mbërritëm dje në Tiranë, por do ta shikoj këtë iniciativë të SPAK për momentin nuk kam një koment. Ne do t’i vendosim gjetjet në raport, ne nuk jemi këtu të bëjmë detyra të tjera. Jemi shumë të angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet, por ama gjetjet e parregullsive do të ndahen përmes raportove tona”, shprehet Zannier.

Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve përfshirë dhe fushatën në rrjetet sociale. Ambasadori Zannieri sqaron se puna e tij nuk është t’i bëj apel forcave politike lidhur me fenomene të ndryshme siç është shitblerja e votës që është ngritur si shqetësim dhe në raportin e zgjedhjeve të fundit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *