Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka nënshkruar këtë të enjte, 31 korrik, ligjin kundër korrupsionit, duke falenderuar parlamentarët për miratimin e saj.
“Kjo garanton punën normale dhe të pavarur të organeve kundër korrupsionit dhe të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit në vendin tonë. Është vendimi i duhur,” u shpreh ai.
“Ukraina është një demokraci, nuk ka dyshim për këtë. Zyrtarët qeveritarë do të informojnë menjëherë partnerët ndërkombëtarë për këtë ligj,” shtoi Zelenskyy.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti miratimin e shpejtë të ligjit të ri ukrainas, duke e quajtur “një hap të mirëpritur” në një postim në rrjetet sociale.
“Firmosja e presidentit Zelenskyy mbi ligjin që rikthen pavarësinë e NABU dhe SAPO është një hap i mirëpritur. Reformat për sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit duhet të vazhdojnë. Ato janë thelbësore për rrugën evropiane të Ukrainës. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë këto përpjekje,” tha ajo.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, publikoi të njëjtin mesazh, fjalë për fjalë.
Ligji i nënshkruar nga presidenti Volodymyr Zelenskyy rikthen pavarësinë e dy institucioneve kyçe kundër korrupsionit në Ukrainë: Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit (SAPO).
Më 22 korrik, parlamenti miratoi një ligj (Nr. 12414) që i vendoste NABU dhe SAPO nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky veprim u kritikua si një hap prapa për demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke shkaktuar protesta masive në qytete të ndryshme të Ukrainës. BE-ja dhe organizata të shoqërisë civile reaguan ashpër, duke paralajmëruar se kjo mund të rrezikonte rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare ndërkombëtare.
Pas presionit publik dhe ndërkombëtar, Zelenskyy propozoi një projektligj të ri që rikthen pavarësinë e NABU dhe SAPO. Ligji i ri u miratua me 331 vota pro dhe u nënshkrua nga presidenti brenda dy orësh. Ai garanton që SAPO do të mbikëqyrë në mënyrë të pavarur hetimet e NABU, pa ndërhyrje nga Prokurori i Përgjithshëm.
Brenda 6 muajve, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) do të kryejë kontrolle të sigurisë për stafin e NABU dhe SAPO, për të identifikuar ndikime të mundshme nga shteti agresor. Do të ketë edhe testime me poligraf çdo dy vjet për punonjësit e këtyre institucioneve.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)