Arkeologu egjiptian Zahi Hawass njoftoi të enjten zbulimin në nekropolin Saqqara pranë Piramidave të Gizës të disa varreve të rëndësishme që strehojnë një mumie 4300-vjeçare.
Objekte të tjera, duke përfshirë sarkofagë, statuja dhe qeramikë, janë gjetur gjithashtu midis varreve, një prej të cilëve ishte totalisht i mbuluar me ar.
Mumja, që sipas studimeve i përket një burri të quajtur Hekashepes, u gjet brenda një sarkofagu të madh gëlqeror drejtkëndor në një dhomë të vendosur nën një bosht 15 metra të thellë.
“Mumja jombretërore konsiderohet më e vjetra dhe më e plotë e gjetur në Egjipt deri më sot”, tha Hawass në një konferencë shtypi.
Post comments (0)