Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik.
“Programi kombëtar i vaksinimit anti-covid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milionë qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës anti-covid; mbi 1.2 milionë kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, u shpreh Manastirliu.
Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit, ministrja e Shëndetësisë tha se u përfshi për herë të parë vaksina kundër HPV.
Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit, për sistemin e survejancës aktive për kontrollin e Covid-19, të sëmundjeve infektive dhe gripit stinor, si dhe rritjes me 40% të kapaciteteve në aparatura për analizat laboratorike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)