play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Turizëm edhe në dimër/ Për muajin janar, Shqipërinë e vizituan 460 mijë shtetas të huaj

today26/02/2024

Background
share close

Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion turistik i preferuar. Edhe ky vit ka ardhur i mbarë.

Janari raportohet të jetë mbyllur me hyrjen e 460 mijë vizitorëve. Por, a i ka kapacitetet vendi ynë për turizëm gjithëvjetor?

Kryetari i Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi shpjegon: “Turizmi gjithëvjetor është praktikisht i pamundur, pasi çdo lloj turizmi ka sezonalitetin e vet. Nëse flasim për turizëm bregdetar, Shqipëria për shkak të pozicionit gjeografik, e ka të pamundur të ketë turizëm gjithëvjetor. Edhe nëse flasim për turizmin historiko-kulturor, ka po ashtu sezonalitetin e vet që është pranvera dhe vjeshta. Përsa i përket turizmit dimëror, Shqipëria ka dy probleme, infrastruktura dhe investimet në infrastrukturë për turizëm dimëror mungojnë dhe së dyti nuk është turizmi dimëror shumë tërheqës për investime, në këtë sector, pasi temperaturat e ulëta dhe bota në Shqipëri nuk është se zgjasin shumë sa të mbajnë turizëm rentabël dhe të tërheqin investimet në këtë sektor.

Përsa i përket shifrave të janarit, unë mendoj se duhen analizuar me faktorët që kanë ndikuar. P.sh. hyrjet transit nga Kosova kanë qenë dy herë më të larta se çdo janar, pasi këtë herë kosovarët udhëtonin pa viza, dhe përdorin aeroportin e Tiranës, për të udhëtuar në gjithë botën. Ne nuk e dimë se sa janë turistët brenda këtij numri, ndaj themi se patëm një boom edhe në janar, kur në fakt ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një muaj apo në një tjetër”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%