Listeners:
Top listeners:
play_arrowLIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrowLIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrowLIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Hamasi duhet të marrë vendimin brenda 24 orësh për propozimin përfundimtar të paqes.” Kështu ka deklaruar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, para se të mbërrinte në një aktivitet në Ajoua.
“Do të shohim çfarë do të ndodhë, do ta mësojmë gjatë 24 orëve të ardhshme,” tha Donald Trump.
Trump u bëri të ditur gazetarëve në Bazën e Përbashkët Andrews se kishte folur me Arabinë Saudite për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, për normalizimin e marrëdhënieve që administrata e tij negocioi midis Izraelit dhe disa vendeve të Gjirit gjatë mandatit të tij të parë.
“Po, po. Është një nga gjërat për të cilat folëm, Marrëveshjet e Abrahamit. Tani që Irani është përjashtuar plotësisht nga kërcënimi bërthamor, të paktën për një kohë shumë të gjatë, mendoj se shumë njerëz do t’i bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit. Tashmë kemi katër vende të shkëlqyera, por mendoj se do të kemi shumë njerëz që do t’i bashkohen,” u përgjigj Trump.
Në enklavë, rritet numri i viktimave nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Një ish-punonjës sigurie deklaroi për BBC se ishte dëshmitar i rasteve ku rojet në pikat e ndarjes së ndihmave në Gaza, të mbështetura nga Izraeli dhe SHBA, kanë hapur zjarr mbi civilë palestinezë të uritur, pa asnjë provokim.
Fondacioni Humanitar i Gazës mohon akuzat, duke thënë se asnjë civil nuk është qëlluar ndonjëherë në qendrat e tyre, dhe e cilësoi ish-rojën e sigurisë si një ish-punonjës të pakënaqur.
Më shumë se 170 organizata ndërkombëtare, përfshirë Oxfam dhe Save the Children, kanë kërkuar mbylljen e Fondacionit Humanitar të Gazës, duke theksuar se palestinezët shpesh bien pre e të shtënave nga forcat izraelite dhe grupet e armatosura gjatë përpjekjeve për të marrë ndihma.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)