Legjenda e WWE, The Undertaker, ka treguar edhe një herë tjetër trimëri të jashtëzakonshme, duke qëndruar përpara një peshkaqeni që po notonte pranë bregut, për të mbrojtur gruan e tij.
58-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Mark Calaway, është xhiruar pranë bashkëshortes Michelle McCool, duke mos ia hequr sytë peshkaqenit.
The Undertaker i dha fund karrierës së tij 30-vjeçare në “wrestling” në vitin 2020, ku fitoi titullin plot 7 herë.
The Undertaker është mundësi me karrierën më të gjatë në historinë e WWE. I gjatë 2.08 m dhe me një peshë mbi 140 kg, The Undertaker është ngjitur në ring për herë të parë në vitin 1990.
Post comments (0)