Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se çmimet e Kennedy Center do të jepen për Sylvester Stallone, Michael Crawford, George Strait, Gloria Gaynor dhe bandën rock KISS.
Duke thyer traditën, ai edhe do ta prezantojë shfaqjen që nderon arritjet më të larta të artistëve të vendit.
Të mërkurën ai tha se planifikon të rinovojë plotësisht qendrën që financohet nga fondet federale. Trump tha se ishte “98% i përfshirë” në përzgjedhjen e artistëve të këtij viti, duke shtuar “isha shumë i vështirë”.
Gjatë së mërkurës, Trump u shpreh se kishte refuzuar ata që ishin “wokesters”. Trump kritikoi Academy Aëards dhe institucionet të tjera se janë “tepër ‘woke’”. Ai e ka sulmuar vazhdimisht këtë term që nënkupton të qenët tepër ortodoks për idetë liberale dhe progresiste.
Presidenti pranoi se disa artistë të përzgjedhur kanë refuzuar çmimin, çka do të thotë se janë të pakënaqur me marrjen në dorë të drejtimit prej tij.
Stallone është një mbështetës i fortë i Trump dhe madje e ka quajtur “George Washington i dytë”. Nga ana tjetër, vokalisti i KISS, Gene Simmons, e ka kritikuar Trump në të shkuarën.
Trump premtoi se si drejtues do ta kthente Kennedy Center në “një margaritar të kurorës” së arteve dhe kulturës, në kohën e duhur për festimet e vitit 2026 të 250-vjetorit të Amerikës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)