play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1616 Results / Page 13 of 180

Background

Sport

Kategoria Superiore me merkato “low cost”

Edhe këtë vit merkato e Kategorisë Superiore ishte “low cost”. Në elitën e futbollit shqiptar u transferuan mbi 100 futbollistë, ku vetëm për 3 prej tyre u ble kartoni. Teuta dhe Elbasani ishin të vetmet skuadra që shpenzuan, duke konfirmuar huazimet dhe operacionet me lojtarë pa kontrata si zgjedhje të parë. Durrsakët blenë mbrojtësin Kukleci për 135 mijë euro dhe Sherif Kallakun nga Vllaznia për 50 mijë euro. Ndërkohë që […]

today03/09/2026

Sport

Presidenti Duka drejton mbledhjen e Komitetit të Medias të UEFA-s në Lituani

Komiteti i Medias i UEFA-s zhvilloi mbledhjen e radhës në Kaunas, në selinë e Federatës Lituaneze të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kryetarit të Komitetit të Medias të UEFA-s, Armand Duka. Takimi mblodhi anëtarët e Komitetit për të diskutuar mbi prioritetet e komunikimit të UEFA-s dhe mënyrat për të forcuar më tej imazhin, reputacionin dhe lidhjen e futbollit europian me tifozët dhe shoqërinë. Në […]

today03/09/2026

Sport

Tirana-Vora do të luhet pa tifozë,

Ndeshja Tirana-Vora në “Selman Stërmasi” do të luhet pa tifozë. Kjo u bë e ditur nga klubi bardheblu nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Tirana vuan dënimin nga sezoni i kaluar, për shkak të trazirave në duelin me Elbasanin. Komisioni i Disiplinës ka dënuar Tiranën me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë në shtëpi. Ajo ndaj Vorës, e vlefshme për javën e tretë, është e para për kryeqytetasit si pritës. […]

today02/09/2026

Sport

Interi, klubi më i vlefshëm në Itali

Për herë të parë në histori, Interi është brandi më i fortë në futbollin italian, duke parakaluar në renditje skuadrën e Juventusit. Ecuria pozitive e viteve të fundit në Serinë A dhe në Champions kanë sjellë fryte për ekipin nga Milano, që tani vlerësohet nga “Brand Finance” me vlerën 585 milionë euro, një rritje prej 22%. “Zonja e Vjetër” ka pësuar rënie të vlerës prej 17% dhe renditet në vendin […]

today02/09/2026

Sport

Man.City godet në limite, dhuratë rekord për Enzo Maresca-n

Vizitat mjekësore dhe firma mbi kontratë. Man.City godet në orët e fundit të merkatos me drejtuesit e klubit që i bëjnë Enzo Maresca-s dhuratën e shumë kërkuar, Enzo Fernandez. Përcaktues në këtë pikë rezultoi vetë dëshira e lojtarit, me mesfushorin argjentinas që kërkoi me çdo kusht të bashkohej me ish trajnerin e tij. Chelsea i dha dritën jeshile vetëm në orët e fundit të merkatos duke pranuar ofertën e Man.City. […]

today01/09/2026

Sport

Befason Dinamo Zagreb, nxjerr në shitje Arbër Hoxhën

Prej kohësh, Arbër Hoxha ka qenë një emër konstant në tregun e transferimeve, mbi të gjitha një vit më parë ku zhvilloi një super sezon me Dinamo Zagreb, i kurorëzuar me titullin kampion. Në drejtim të sulmuesit kuqezi erdhën disa oferta, ose më saktë, sondazhe në distancë, nga klube të ndryshme, madje edhe nga Anglia, por Dinamo Zagreb vendosi të mbajë në skuadër. Situata ka ndryshuar totalisht në këto ditë […]

today01/09/2026

Sport

Dyshime për trafik droge dhe armësh, sulmuesi në Brazil rrezikon shumë

Sulmuesi i klubit të Serie A braziliane Vasco da Gama, David Correa i njohur si “DVD”, është vënë nën hetim nga policia. Futbollisti akuzohet se është pjesë e një rrjeti kriminal që merrej me trafik droge, armësh dhe pastrim parash në disa vende të Brazilit. Autoritetet vendore kanë ushtruar tre kontrolle të menjëhershme në Rio de Janeiro, përfshirë shtëpinë e lojtarit dhe qendrën stërvitore të Vasco da Gama-s. Klubi brazilian […]

today31/08/2026

Sport

“Godet” Liverpool, blen Barcola për 123 milionë paund

Liverpooli ka zyrtarizuar një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje vere. Të kuqtë kanë blerë nga Paris Saint-Germain sulmuesin Bradley Barcola për një shumë prej 123 milionë paundësh. PSG fillimisht e vlerësoi francezin me 145 milionë paund, por më pas palët ranë dakord që Liverpooli të paguajë 106 milionë fillimisht, plus 17 milionë paund në bonuse të mundshme. Barcola ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Në fjalët e para, […]

today31/08/2026

Sport

Egnatia merr kryesimin, fitore me përmbysje ndaj Vorës

Egnatia ka marrë menjëherë kryesimin në Superiore që në javën e dytë. Kampionët në fuqi, triumfuan 3-1 me përmbysje ndaj Vorës në transfertë. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte spektakolare. Vendasit kaluan të parët në avantazh, falë golit të shënuar nga Karrica në minutën e 65-të. Baraspesha erdhi shumë shpejt, pasi vetëm 4 minuta më vonë, Adjesa shënoi pas një asisti të marrë nga Albanese. […]

today31/08/2026