Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Federata franceze e futbollit ka tërhequr mbështetjen për presidentin e FIFA-s Xhani Infantino. Komiteti ekzekutiv ka marrë vendimin unanim për të revokuar kandidaturën e tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Presidenti i federatës franceze, Philippe Diallo ka thënë se duhet ndryshim.
“Imazhi i futbollit është dëmtuar rëndë dhe besueshmëria drejt organit drejtues ndërkombëtar është cenuar. Futbolli lulëzon vetëm kur është i bashkuar. Për mua këto elemente janë thelbësore dhe duhet të trajtohen në mandatin e ardhshëm. Për këtë arsye kemi vendosur të mos mbështesim më kandidaturën e Infantinos”, tha Diallo.
Edhe UEFA ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër presidentit aktual. Por vetë burime brenda FIFA-s bëjnë me dije se Infantino do të rikandidojë në zgjedhjet që do të zhvillohen në mars, një lëvizje që shihet si sfiduese për të gjithë aktorët që i kanë dalë kundër.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)