Shënoi gol, Brruti zgjidhet në formacionin e javës në Kroaci
Mesfushori i Kombëtares U-21, Etnik Brruti, ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Hajduk Splitit në kampionatin kroat. I aktivizuar si titullar, 22-vjeçari i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 9-të të takimit ndaj Osijekut. Aksioni i golit erdhi pas një zbritjeje të shpejtë nga krahu i majtë i sulmit. Hajduku arriti të merrte një fitore të thellë me shifrat 4-0 përballë ekipit mik. […]