play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1616 Results / Page 11 of 180

Background

Sport

Axhenda e Kombëtares për Ligën e Kombeve

Në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në fund të këtij muaji dhe në fillimin e tetorit, trajneri Ronaldo Maran do të publikojë të premten më 18 shtator listën me futbollistët e grumbulluar. Kurioziteti është i madh për të kuptuar nëse italiani do të bëjë revolucion duke afruar lojtarë të rinj, i diktuar edhe nga dëmtimet dhe mungesa e minutave, apo do të ruajë të […]

today14/09/2026

Sport

Java katërt, përzgjidhet formacioni më i mirë në Superiore

Java e katërt e Superiores uli siparin mbrëmjen e së dielës, ndërsa trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të kësaj jave. Në krye të formacionit 4-3-3 është vendosur trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, pas fitores 2-1 ndaj Egnatias. Në portë është përzgjedhur Gabriel Guri i Laçit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ardit Toli (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City), Elion Stafa (Laçi) dhe Ndong (Tirana). […]

today14/09/2026

Sport

Polemikat pas derbit United-City, shpërthen Rooney: VAR-i është i tmerrshëm

Wayne Rooney, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj teknologjisë VAR pas humbjes 1-0 të Manchester United ndaj Manchester Cityt në “Old Trafford”. Sfidën e vendosi goli i Erling Haaland, i cili fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje dhe më pas u akordua nga dhoma VAR. Episodi ngriti dyshime të mëdha pasi Enzo Fernandez ndodhej në pozicion jashtë loje aktiv duke ndikuar te reagimi i portierit të United. Vetë […]

today14/09/2026

Sport

Mourinho u përgjigjet kritikave dhe sulmon Interin: Mund t’i shënonim 8 gola!

I intervistuar në prag të ndeshjes me Rayo Vallecano në kampionat, trajneri Jose Mouriunho u është përgjigjur kritikave që erdhën pas fitores 2-1 të Real Madrid-it ndaj Inter-it në Champions League. Ishte një fitore e rëndësishme, por jo shumë bindëse nga ana e madrilenëve. “Thonë që nuk kemi mbrojtur mirë në atë ndeshje dhe që mund të kishim pësuar 4 gola. Por nuk përmendin faktin se ne mund të kishim […]

today11/09/2026

Sport

UEFA inspekton punimet në stadiumin e Partizanit

Stadiumi i Partizanit “Arena e Demave” u inspektua këtë të premte nga UEFA. Një delegacion i institucionit më të lartë të futbollit europian ka vëzhguar nga afër punimet që kanë nisur prej kohësh në një prej stadiumeve që së bashku me Loro Boriçin, Elbasan Arenan dhe “Air Albanian” do të mirëpresin ndeshjet e kampionatit Europian të 21-vjeçarëve, ku Shqipëria është vend bashkëorganizator me Serbinë. Gjatë kësaj vizite, ispektorët e UEFA-s […]

today11/09/2026

Sport

Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Nuk mund të nënvlerësoni rregullat e reja

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe me synimin për të përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi përgjegjësinë, standardet dhe profesionalizmin në arbitrim. Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Bernardino Gonzalez Vazquez, si dhe kryetari i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir […]

today11/09/2026

Sport

Franca i del kundër Infantinos

Federata franceze e futbollit ka tërhequr mbështetjen për presidentin e FIFA-s Xhani Infantino. Komiteti ekzekutiv ka marrë vendimin unanim për të revokuar kandidaturën e tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Presidenti i federatës franceze, Philippe Diallo ka thënë se duhet ndryshim. “Imazhi i futbollit është dëmtuar rëndë dhe besueshmëria drejt organit drejtues ndërkombëtar është cenuar. Futbolli lulëzon vetëm kur është i bashkuar. Për mua këto […]

today10/09/2026

Sport

Risi dhe dëmtime në Kombëtaren shqiptare

Sabah Kerjota pritet të jetë një nga risitë e trajnerit Ronaldo Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Italiani ka vëzhguar nga afër mesfushorin 25-vjeçar që aktivizohet me Heart në kampionatin skocez dhe ka bërë një nisje fantastike të sezonit me 1 gol dhe 3 asiste në të gjitha kompeticionet. Shkodrani aktivizohet si mesfushor i avancuar në krahun e djathtë dhe është shumë i fortë në lojën një kundër një. […]

today10/09/2026

Sport

Skënderbeu-Tirana, zbulohet stadiumi ku do të luhet

Sfida Skënderbeu-Tirana, e vlefshme për javën e katërt do të luhet në Korçë. Ditët e fundit kishte paqartësi për impiantin e ndeshjes, për shkak të punimeve në fushën e stadiumit “Skënderbeu”. Megjithatë, vetë klubi juglindor ka njoftuar se do e presë Tiranën në shtëpi, në atë që do të jetë ndeshja e parë për këtë sezon në Korçë. Sfida është planifikuar të premten e 11 shtatorit, duke nisur nga ora […]

today09/09/2026