Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kombëtarja shqiptare përgatitet për Ligën e Kombeve, por këtë herë me një tjetër frymë dhe një tjetër pikënisje.
Është një fillim nga zero për trajnerin e ri, Rolando Maran, i cili do të zbulojë të shtunën, në orën 11:00 të paradites, listën e radhës të lojtarëve nën drejtimin e tij.
Është përfolur emri i Sabah Kerjotës, por Maran mund të rezervojë edhe ndonjë tjetër surprizë në zgjedhjet e tij të para.
Nëse Gjimshiti, Ismajli, Pllana, Aliji apo Cake janë aty, Arlind Ajeti pritet të mungojë për shkak dëmtimi, ndërsa Kumbulla është në pikëpyetje.
E paqartë është situata me Ivan Balliun, ndërsa nuk do të mungojë eksperienca e Hysajt i cili është në kërkim të një ekipi të ri.
Nëse mesfusha është e kompletuar, dilemat më të mëdha lidhen me sulmin. Kjo mund të jetë një mundësi për Shpendin dhe Muçin, të cilët po kalojnë një moment të mirë me klubet e tyre, respektivisht në Turqi dhe në Serie B.
Rei Manaj vazhdon të jetë një garanci për golin, ndërsa Myrto Uzuni është rikthyer pas dëmtimit dhe kërkon të rifitojë ritmin.
Në anën tjetër, situata e Armando Brojës dhe Anis Mehmetit, të cilët po hasin vështirësi për të marrë minuta, mbetet një nga çështjet që do të vlerësohen nga stafi teknik. Ata gjithashtu pritet që të jenë në listë.
Të gjithë lojtarët e grumbulluar do të bashkohen ditën e hënë, kur kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e parë stërvitore nën urdhrat e Rolando Maranit.
Një trajner i ri, një cikël i ri dhe një Kombëtare që kërkon identitetin e saj të ri.
Për Shqipërinë, rrugëtimi drejt Ligës së Kombeve nis me shumë pikëpyetje, por edhe me mundësi të reja. Objektivi kryesor është: Vendi i parë dhe ngjitja sa më e shpejtë në Ligën B.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)